Trajneri Rolando Maran dërgoi pesë futbollistë në tribunë kundër Bjellorusisë. Luis Hasa, Sabah Kerjota, Feta Fetai, Klisman Cake dhe Simon Simoni nuk patën mundësinë që të aktivizohen, teksa vetëm Cake ishte zgjedhje për shkak dëmtimi.
Sa i përket sfidës me San Marinon ku fitorja nuk diskutohet, rotacioni është i sigurt dhe pritet të prekë të paktën gjysmën e skuadrës. Stavro Pilo dhe Ylber Ramadani me shumë gjasa nuk do të aktivizohen, pasi duke pasur karton të verdhë do të rrezikonin takimin e radhës me Finlandës.
Kështu Pilo dhe Ramadani mund të përfundojnë në tribunë. Pilo ishte lojtari që shkëlqeu ndaj Bjellorusisë ku mori vendin e Mario Mitajt. Në anën tjetër edhe Ramadani ishte titullar.
FSHF ka bërë të ditur se Klisman Cake nuk do të jetë sërish pjesë e 23 lojtarë për shkak dëmtimi. Në anën tjetër do të mungojë Simon Simoni, i cili i është bashkuar Shqipërisë U-21.
Nëse Ramadani dhe Pilo përfundojnë në tribunë, siç do të ishte një zgjedhje logjike, atëherë do të hapej vend për dy nga grupi që përfshin Hasën, Kerjotën dhe Fetain. Mbetet për t’u zyrtarizuar se çfarë do të vendosë Maran.
