Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, ndërsa personi i shpallur në kërkim është shtetasi me inicialet F. Y.

Pas denoncimit dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb