Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë, në orën 14:00, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, në takimin e përjavshëm të zhvilluar te “Vila e Kuqe”.

Në fokus të mbledhjes ka qenë nisma “Prania Besnike” dhe raportimi mbi takimet e zhvilluara të premten e kaluar me qytetarët në qarqe.

Mësohet se drejtuesit politikë kanë raportuar me detaje për takimet në terren, problematikat e ngritura dhe shqetësimet që qytetarët u kanë përcjellë gjatë bashkëbisedimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb