Kryeministri Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij në SHBA gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai tha se gjatë takimeve me liderë, zyrtarë të lartë dhe drejtues të institucioneve ndërkombëtare janë diskutuar çështje të rëndësishme për Kosovën.

Kurti përmendi aktgjykimin në Hagë, personat e zhdukur gjatë luftës, përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në delegacionin shtetëror, si dhe temat e ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit euro-atlantik. Ai veçoi gjithashtu takimet me mërgatën shqiptare në New York.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb