Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Siç shihet edhe nga pamjet, Beqaj është paraqitur në Gjykatë, i shoqëruar nga një efektiv policie.
Kujtojmë se Beqaj u arrestua në 4 korrik të vitit 2024 dhe u lirua pas caktimit të masës ‘arrest shtëpie’ më 31 korrik të këtij viti.
