Protesta antiqeveritare ka vijuar edhe në ditën e 122-të, ndërsa qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të vendosura gjatë tubimit para Kryeministrisë.
“122, pushteti s’është privilegj”, shkruhet në njërën prej pankartave të shfaqura gjatë protestës.
Një tjetër pankartë i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke iu referuar zhvillimeve dhe akuzave që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.
“Vlorën e lëshove shpejt, sapo ra në rrjetë, Belën nuk e prek dot se të dërgon në burg përjetë!”, thuhet në pankartë.
Ndërkohë, një tjetër mesazh i protestuesve lidhet me akuzat për korrupsion dhe përgjegjësinë e qeverisë. “Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person, dita 122, narkoregjimin po e rrëzon!”, shkruhet në një tjetër pankartë.
