Aktivisti Ilir Xhemalaj në protestën e 122 ka dhënë një mesazh drejtuar të rinjve dhe posaçërisht studentëve që t’i bashkohen sheshin të revoltës për të rrezuar regjimin.

“Në një vend si Franca ku këta studentë kanë çdo gjë të siguruar dhe askush nuk u lejon të largohen nga vendi ata sërish ngrihen Këtu përse nuk kanë dalë studentët akoma. Lë të vijnë ky shesh është për ata…Ndaj ftesa ime sot është për të gjithë ata shqiptarë që kanë në vena gjak shqiptari të vijë këtu dhe të rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar. Kjo protestë i ka thënë hallet e shqiptarëve, por ne duhet të japim vizionin e Shqipërisë së re, e një Shqipërie të lirë, të lirë nga korrupsioni nga padrejtësitë dhe nga çdo kërcënim që bëhet për një vend punë…Ku familjet të kenë të drejtë të kenë shtëpinë e tyre. Do të ju bëja thirrje të gjithëve të mos e lëmë këtë shesh. Ky kryeministër që është sot në detyrë ka frikë. Po të ishte trim do të jepte dorëheqjen dhe do përballej me drejtësinë. Por herët apo vonë ka për të qenë para bankës së të akuzuarve dhe do të japë llogari për çdo akt tradhtie. Dhe akti më I madh I tradhtisë është shpopullimi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: