Sot u mbajt dita e 122 e protestës së qytetarëve në Tiranë.
Aktivisti Erjon Selmani i ftuar në “News24” u shpreh se protesta ka pasur një dinamikë të vazhdueshme.
Gjatë intervistës ai protesta ka bërë bashkë grupime të ndryshme duke shtuar se për herë të parë kjo protestë ka bërë që ndërgjegjja qytetarë të kalojë në plan të parë, për të kërkuar diçka që është unifikuese.
“Protesta është një bashkim qytetarësh që kanë një kauzë të përbashkët. Protesta ka pasur një dinamikë të vazhdueshme. Unike në të protestë është kohezioni i njerëzve me bindje të ndryshme apo moshave të ndryshme që në jetën e përditshme nuk kanë lidhje, por në mbrëmje kanë një orar për të protestues. Dhe për herë të parë politika kalon në plan të dytë dhe ndërgjegjja qytetare kalon në plan të parë për të kërkuar diçka që është unifikuese”, tha ai.
Më tej ai nënvizoi se pushteti është në një trajektore rënëse. Sa i përket skandalit të SHISH, aktivisti, nënvizoi se me këtë mori skandalesh, kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqej.
“Protesta është në një fazë lëvizjesh, bisedimesh, tryezash. Kemi edhe studentë, është një grup që janë dinamik. Skandali i SHISH. Kryeministri humbi një rast të mirë për të dhënë dorëheqjen. Kishim kryetaren e shërbimeve sekrete dhe ndoshta do ishte mënyra më e mirë që të dorëzonte timonin dhe t’i bënte një nder edhe partisë së tij.”, tha ai.
