Një shpërthim i dyshuar i një sasie të vogël lënde plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sektor Fllakë të Durrësit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 05:00, në derën e një lokali në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: