Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Ergys Agasin.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Bala do të japë shpjegime përpara prokurorëve të SPAK në lidhje me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje. Vilson Bala ka qenë drejtor i Policisë së Durrësit, ndërsa më herët ai ka mbajtur detyrën e shefit të Forcës së Posaçme Operacionale. Në nëntor 2024, Bala u prezantua si drejtues i DVP Durrës.
Në janar të vitit 2026, ai u emërua drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, detyrë që e mban aktualisht.
