Bashkia e Tiranës vijon investimet në zonat rurale, me fokus përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e më shumë mundësive për fermerët dhe banorët e Baldushkut.

Pas asfaltimeve të kryera në Vishnje, Kakunjë, Mustafakoç, Veski dhe Koçaj, është bërë edhe sistemimi i unazës që lidh pesë fshatra të zonës, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe duke afruar komunitetet rurale me njëra-tjetrën.

Investimi nuk synon vetëm përmirësimin e qarkullimit, por edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë lokale. Rrugët e reja krijojnë kushte më të mira për fermerët, duke e bërë më të lehtë transportin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale drejt tregjeve të Tiranës dhe zonave të tjera.

Baldushk Rruge
Baldushk Rruge

Perimet, produktet bujqësore dhe ato blegtorale të Baldushkut tashmë mund të transportohen më shpejt dhe në kushte më të mira, duke i dhënë një shtysë zhvillimit të bujqësisë dhe aktivitetit ekonomik në zonë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb