Më shumë se 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës 25-vjeçari Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

Fizi është ish-bashkëshorti i 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. Çifti ishte martuar në vitin 2025, por martesa zgjati vetëm rreth 3 muaj, përpara se të ndaheshin. Sipas hetimeve, dyshohet se Fizi kishte ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe se kjo dhunë mund të ketë qenë shkak që 25-vjeçarja t’i jepte fund jetës. Pas ngjarjes, ai u shpall në kërkim nga policia.

Tashmë, pas më shumë se 6 muajsh, Eraldo Fizi është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës, ndërsa pritet të merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: