Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj avokatit Uljan Barjami, i cili u ndalua pak kohë më parë në Elbasan.
Barjami ishte ndaluar me iniciativë të oficerit të Policisë Gjyqësore, pasi dyshohej për veprat penale të kanosjes dhe kundërshtimit të prokurorit Gjergji Ceka.
Në momentin e ngjarjes, avokati ishte në cilësinë e mbrojtësit ligjor të të dyshuarit Maksim Suci.
Gjykata shprehet se avokati nuk ka konsumuar vepër penale.
