Tri pikë, portë e paprekur dhe një tjetër hap pozitiv për Shqipërinë në Nations League. Kuqezinjtë e mbyllën me sukses transfertën ndaj San Marinos, ndërsa Alen Sherri mbrojti portën kuqezi.

“Ishte një ndeshje që kishte një specifikë pak tjetër, kundrejt një kundërshtari specifik dhe e dinim që do të ishte një ndeshje pak a shumë e tillë, pak e përgjumur, por që ekipi jonë u soll shumë mirë gjatë gjithë ndeshjes. E interpretuam shumë mirë ndeshjen. E realizuam atë që donim të bënim, të zhbllokonim rezultatin shumë shpejt. Pastaj kishte një moment që ndoshta lëshuam pak terren, por që në përgjithësi mirë dhe rezultati është i pastër kështu që kjo ishte ajo që ka rëndësi.

Finlanda? Ndeshje direkte për kreun pasi ne dhe Finlanda konsiderohemi si favoritet e këtij grupi. Kështu që besoj se do të jetë një ndeshje e fortë, e luftuar. Nuk ka kundërshtarë të lehtë, fakti që ne kemi mundur Bjellorusinë dhe Bjellorusia barazon me Finlandën s’do të thotë asgjë. Kështu që duhet ta përgatitim shumë mirë ndeshjen dhe shpresoj që të kthehemi me një rezultat pozitiv”, tha Sherri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb