Klevi Qefalija debutoi me Kombëtaren në transfertën e San Marinos. Mesfushori i Dinamos u aktivizua në pjesën e dytë, teksa sfida u fitua me rezultatin 0-3 në Ligën e Kombeve.

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme do të thoja. Diçka shumë e bukur të debutosh për Kombëtaren. Jam shumë i lumtur për këtë. Gjej rastin që të falenderoj të gjithë stafin, që më dha besimin për të luajtur në këtë ndeshje. Shpresoj të kem bërë më të mirën. Sigurisht që dëshira ishte shumë e madhe për të debutuar. Vendimet normalisht i merr trajneri. Jam shumë i lumtur që debutova.

Falenderoj edhe çunat e skuadrës për mbështetjen, dhe suportin që më kanë dhënë që nga dita e parë që kam ardhur dhe vazhdimisht në stërvitje. Ishte një ndeshje e vështirë. Nuk ka më ndeshje të lehta. Fusha na e bëri dhe pak më të vështirë. E rëndësishme është që ne morëm 3 pikët dhe rezultati ishte në favorin tonë.

Nga nesër do vazhdojmë përgatitjet për ndeshjen e Finlandës. Është ndeshje e vështirë në fushë të vështirë. Do japim maksimumin për të bërë më të mirën dhe për të vazhduar në rrugën që kemi nisur, dhe drejt objektivit për vendin e parë”, u shpreh Qefalija për “FSHF TV”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb