Lautaro Martínez ishte një nga objektivat kryesorë të Barcelonës gjatë merkatos së verës, me klubin katalanas që e shihte sulmuesin e Interit si një alternativë të rëndësishme për repartin ofensiv pas Robert Lewandowskit. Megjithatë, tentativa për të transferuar kapitenin zikaltër nuk shkoi deri në fund.
Interi nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga lideri i skuadrës dhe këtë e ka konfirmuar edhe Joan Laporta, presidenti i Barcelonës.
“Është e vërtetë; e doja Lautaron me çdo kusht. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe nuk donim ta linim. Kështu që, telefonova presidentin Marotta dhe ai më tha se lojtari nuk ishte në shitje.
“Përveç kësaj, në çdo rast, nuk do t’i takonte lojtarit të vendoste nëse do të largohej apo jo, sepse Interi donte ta mbante. Kështu që, nga respekti për Beppen – të cilin e vlerësoj shumë – ne u ndalëm”.
