Ka nisur konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

I pari që foli është kryeministrie Edi Rama i cili u shpreh se në vizitën në Tiranë të Von der Leyen ka shumë përmbajtje pozitive me objektivat e përbashkëta.

Ai ka konfirmuar vullnetin për të çuar para të gjithë punën e një procesi që sipas tij ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve, referuar integrimit në BE.

“Është kënaqësi dhe privilegj që ta presim presidenten këtu në Shqipëri, edhe në këtë tur tradicional të rajonit. Nuk e di ekzaktësisht arsyen përse ky tur nis gjithmonë nga Tirana, por dua të besoj se fillon nga A. Besoj po ashtu se përsëri edhe këtë herë në vizitën në Tiranë të presidentes dhe të delegacionit të saj ka shumë përmbajtje pozitive. Procesi tani ka hyrë në fazën e mbylljes së

Dua të them se më vjen mirë që edhe në një program të posaçëm të kësaj periudhe që është programi i planit të rritjes kemi arritur të kapim disa objektiva ambiciozë dhe me siguri presidentja do ta prekë këtë temë sepse plani i rritjes është nga risitë e mandatit të  dytë dhe për rajonin ka ardhur si mbështetje e madhe. Jo vetëm për aspektin financiar por edhe për atë që quhet një integrim gradual. Në fund fare dua të bëj me dije se e kam informuar, ku tanimë jemi në fazën që presim studimin e thelluar mjedisor, por ndërkohë duke e informuar lidhur me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së konsiderueshme të transparencës, në ditët e ardhshme do të ndezim pasqyrën me pikërisht transparencën e plotë të të gjithë dokumenteve dhe procesit për projektin e  shumë diskutuar”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb