Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin “Shkodër-Lezhë”.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:30, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident dy automjete, të drejtuara nga shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e përplasjes, 83-vjeçari Gj. N. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku më pas ka humbur jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi P. L., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
