Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Përmet.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:00, në Lagjen e Re, shtetasja me inicialet D. J., rreth 40 vjeçe, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Si pasojë e rënies, 40-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb