Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi përgjegjësitë institucionale lidhur me emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, është diskutuar në Konferencën e Kryetarëve.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, tha se mocioni me debat lidhet me një problem që, sipas saj, ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe mënyrën se si institucionet kanë ushtruar përgjegjësitë e tyre. Ajo u ndal te çështja e fikjes së radarëve, duke kundërshtuar mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar kjo çështje nga mazhoranca. “Çdo mocion me debat shtrohet për shkak të një problemi dhe në fillim nuk thotë as mesazhet e Vlorës me Gysin, as dëshmitarët, as u fikën apo nuk u fikën radarët”, deklaroi Zhupa.

Ajo tha se fikja e radarëve duhet të trajtohet si një çështje që lidhet me sigurinë kombëtare dhe jo si një çështje personale apo tjetër interpretim politik.

“Nëse zoti Balla e ka marrë fikjen e radarëve si një histori dashurie, mund të jetë perceptimi i tij. Ne e kemi marrë fikjen e radarëve, siç e ka marrë çdo shqiptar, si cenim të sigurisë kombëtare”, u shpreh Zhupa.

Deputetja e opozitës solli si shembuj raste të mëparshme ku, sipas saj, fikja e radarëve është lidhur me kalimin e avionëve me drogë, si dhe me ngjarje të ndodhura në Rinas, duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin e territorit. “Fikja e radarëve për kontrollin e territorit, kjo është çështje për të diskutuar, se deri ku është cenuar siguria kombëtare, deri në çfarë të dhënash janë dhënë grupeve të strukturuara kriminale”, deklaroi ajo. Zhupa kërkoi që Kuvendi të diskutojë dhe të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale, duke kundërshtuar që Parlamenti të kufizohet vetëm në miratimin e qëndrimeve të qeverisë.

“Çdo mocion me debat shtrohet për shkak të një problemi dhe në fillim nuk thotë as mesazhet e Vlorës me Gysin, as dëshmitarët, as u fikën apo nuk u fikën radarët. Dhe nëse zoti Balla e ka marrë fikjen e radarëve si një histori dashurie, mund të jetë perceptimi i tij. Ne e kemi marrë fikjen e radarëve, siç e ka marrë çdo shqiptar, si cenim të sigurisë kombëtare.

Sepse në këtë vend kemi parë që fikja e radarëve është bërë për avionë që kalonin me drogë, fikja e radarëve është bërë kur bëhen vrasje njerëzish në Rinas dhe nuk kishte asnjë kamerë që të tregojë se çfarë ka ndodhur. Fikja e radarëve për kontrollin e territorit, kjo është çështje për të diskutuar, se deri ku është cenuar siguria kombëtare, deri në çfarë të dhënash janë dhënë grupeve të strukturuara kriminale. Duhet të diskutojmë në Parlament apo Parlamenti duhet të bëhet thjesht noter i qeverisë, siç i pëlqen zotit Balla? Ky Parlament ka kompetenca që ia ka dhënë Kushtetuta dhe, sigurisht, do të duhet të kuptojë më shumë se cilat ishin mekanizmat e kontrollit që përdori Kryeministri para se të emëronte Vlorën Hyseni.

Sepse kushdo e di që çdo njeri i shkarkuar nga shërbimet sekrete, qofshin brenda, qoftë të huaja, e ka të pamundur të rikthehet në shërbimet sekrete. Dhe ndërkohë që ajo ishte shkarkuar në Kosovë, ne nuk e morëm thjesht ta fusnim në shërbimet sekrete; ne e bëmë drejtues të shërbimeve sekrete.

Po ta kuptojmë edhe ne se çfarë lloj informacioni mori Kryeministri, se kur na ndodhi një herë, mund të na vijë një Vlorë tjetër, me emrin Durrësi. Balla thotë se të gjitha institucionet kanë bërë detyrën e tyre, por vetëm Kuvendi, sipas tij, nuk mund ta kryejë detyrën. Kjo është e papranueshme.”, tha Zhupa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: