Kryeministri Edi Rama ka qenë sot më 1 tetor për një vizitë në QSUT. Ai kishte ardhur për të inauguruar kardiokirurgjinë e re, raporton gazetari Osman Stafa.
Mirëpo, është pritur nga protesta. Protestuesit kanë thirrur në kor “Arrestoni Ramën”.
Kanë ndërhyrë policët dhe civilët, duke shoqëruar në komisariat një aktivist dhe një student.
Prej kohësh, në rrugët e vendit protestohet kundër qeverisë, teksa kërkohet dorëheqja e kryeministrit. Protestuesit shprehen se kjo qeveri duhet të ikë, pasi korrupsioni ka arritur në nivele alarmante.
