Shqipëria do përballet me Finlandën, në kuadër të Nations League. UEFA i ka besuar një trupe arbitrash nga Irlanda drejtimin e sfidës që do të luhet të shtunën në Helsinki, me Rob Hennessy që do të mbajë bilbilin kryesor.

Në ndihmë të tij do të jenë Dermot Broughton dhe Emmett Dynan, gjithashtu nga Irlanda, të cilët janë caktuar si asistentë. Kështu, gjithçka është gati për përballjen mes Finlandës dhe Shqipërisë, me ekipin e Maran që do kërkojë fitoren.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb