Adri Mehmeti po shkëlqen në futbollin amerikan dhe në moshën 17-vjeçare ka marrë vlerësime të mëdha nga “Mundo Deportivo”.

Mesfushori me origjinë shqiptare, që ka luajtur më parë për Shqipërinë U15, ka debutuar me SHBA-në dhe së fundmi ishte titullar në fitoren 4-2 ndaj Kilit. Mediumi spanjoll e krahason me Sergio Busquets për qetësinë dhe mënyrën e leximit të lojës.

“I mbushur me energjinë e pijes që i jep emrin klubit të tij, Mehmeti jo vetëm që nuk ka trokitur, por ka hyrë me vrull brenda”, ka shkruar “Mundo Deportivo”.  Adri Mehmeti aktivizohet në radhët e New York Red Bulls.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb