Kilian Mbape është gjithmonë në qendër të vëmendjes, si kur luan, ashtu edhe kur është jashtë fushës së lojës.

Sulmuesi francez, i lënë pushim pas dëmtimit të pësuar me ekipin kombëtar ndaj Turqisë, ka përfunduar në qendër të polemikave në Spanjë. Sipas informacioneve të “El Chiringuito”, në dy ditët e fundit ai nuk është paraqitur në qendrën stërvitore të Realit në Valdebebas për të zhvilluar riaftësimin.

Për më tepër, në emisionin në fjalë janë publikuar pamje të tij teksa bënte jetë nate në Paris me partneren e tij, aktoren Ester Eksposito. Kjo nuk është hera e parë që Mbape përfundon në qendër të kritikave, pasi edhe gjatë verës ai u përball me të tilla për shkak të disa pushimeve në Sardenjë me aktoren spanjolle.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb