Në protestën e 124 kundër qeverisë protestuesit janë shprehur të vendosur se revolta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një protestues renditi problemet kryesore në vend, ndërsa i bëri thirrje presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen që të dëgjojnë protestën e shqiptarëve dhe kërkesat e tyre.
“Shqipëria në çdo kapitull është ngelëse. Drejtësia liria dhe siguria, korrupsioni krimi i organizuar dhe pastrimi i parave, këto probleme janë kryesore në Shqipëri. SPAK ka bërë hapa të rëndësishme. Gjyqet e politikanëve sot janë kthyer në pazare. Duhet të shohim drejtësinë që do i bëhet Ballukut dhe ajo do tregojë nëse do e kemi në standarde europiane. Prokurimet publike, këta me fondet tona jo vetëm pasurohen por edhe tallen rëndë. Për mjedisin nuk besoj se na duhet negociator por kam frikë se na duhet një mik. Ne nuk kemi nevojë të analizojmë nëse jemi në standardin e Europës, por i përjetojmë çdo dit problemet. I themi zonjës Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE ka shtuar edhe një kapitull të rëndësishëm, kapitullin ku çojnë në burg Edi Ramën dhe gjithë politikanët që kanë vjedhur deri më sot”, tha ai.
