Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe të premten nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin gjatë pjesës më të madhe të ditës, ndërsa pasditja do të shoqërohet me vranësira të lehta deri në mesatare.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare, lugina dhe në terrenet malore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 16 m/s.

Ndërkohë, në det pritet të ketë valëzim të forcës 2–3 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb