E lidhur në krevatin e ekzekutimit për rreth një orë, Krista Pike iu injektuan njëra pas tjetrës shtatë gjilpëra , ndërsa stafi mjekësor përpiqej të gjente një venë për të injektuar substancën vdekjeprurëse.
Sipas New York Post , duke cituar avokatët e saj, të paktën shtatë gjilpëra u përdorën gjatë ekzekutimit, me njërën prej tyre që u thye, kur iu hoq nga krahu. Dhe ndërsa procesi po zhvillohej në një kaos të paparë , vetë 50-vjeçarja jo vetëm që bashkëpunoi, por u përpoq edhe t’i udhëzonte ata që ishin caktuar për ta ekzekutuar, duke treguar vende në trupin e saj ku ajo besonte se mund të gjenin një venë.
“Ju lutem, provoni më lart, mbi shpatullën time. Provojeni këtu, mendoj se do të jetë në rregull”, thuhet se u ka thënë ajo ekzekutuesve vazhdimisht, sipas Steven Ferrell të firmës ligjore Federal Defender Services të Tenesit Lindor.
Ekzekutimi i Pike në Institucionin e Sigurisë Maksimale Riverbend të Nashville dështoi, duke bërë që ajo të dërgohej me urgjencë në Spitalin Universitar Vanderbilt. Avokatët e saj njoftuan të nesërmen se ajo ishte në gjendje kritike, duke marrë mbështetje për jetën, dhe theksuan se ka shumë gjasa që të ketë marrë dëmtime në tru.
Avokatët e saj theksojnë gjithashtu faktin se Pike kishte shprehur frikë para ekzekutimit se stafi do të kishte vështirësi në gjetjen e venave të saj.
