Deputetja e PD Jorida Tabaku, ka reaguar nw lidhje me kontrollet qw Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar në banesat dhe bizneset e personave të lidhur me KAYO-n dhe Ron Yeffet-in.

Tabaku shprehet se çdo person që është përfshirë në industrinë e armëve me fonde publike, pa garë dhe pa transparencë, duhet të hetohet deri në fund, apsi wshtw vwnw nw rrezik siguria e NATO-s.

“Kjo është qeveria e pakicës, ku jo të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Ne kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi deri në fund’, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Sot ka një lajm të mirë: SPAK ka nisur kontrolle në banesat dhe bizneset e personave të lidhur me KAYO-n dhe Ron Yeffet-in.
Çdo person që është përfshirë në industrinë e armëve me fonde publike, pa garë dhe pa transparencë, duhet të hetohet deri në fund. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, nuk rrezikohen vetëm paratë e shqiptarëve, por edhe siguria kombëtare e një vendi anëtar të NATO-s.

Pak ditë më parë mora një shkresë nga KAYO, e cila nuk i dha përgjigje asnjërës prej pyetjeve të ngritura. Tashmë i kam drejtuar një kërkesë tjetër zyrtare: çfarë kontrollesh sigurie ka kryer kompania shtetërore përpara se të pranonte një ofertë të pakërkuar nga Ron Yeffet?

Një person i lidhur me qeverinë nuk mund të marrë çelësat e industrisë së armëve dhe 34 milionë euro nga buxheti i shtetit, pa garë, pa transparencë dhe pa prodhuar asgjë, e më pas të mbetet jashtë çdo kontrolli.

Prandaj janë shumë shqetësuese ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale. Nëse SPAK-ut i kufizohet mundësia për të kontrolluar, hetuar dhe çuar përpara drejtësisë raste të tilla, atëherë nuk kemi reformë, por mbrojtje politike për korrupsionin.

Ky sistem e ka gërryer Shqipërinë. Ka ndërtuar një shtet të padrejtë për shumicën dhe një shtet privilegjesh për oborrin e Kryeministrit.
Kjo është qeveria e pakicës, ku jo të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Ne kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi deri në fund.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb