Një protestuese ka mbajtur fjalën e saj gjatë tubimit kundër qeverisë, duke u ndalur te emigracioni i të rinjve dhe e ardhmja e fëmijëve në Shqipëri.

Ajo iu drejtua të rinjve të pranishëm në protestë, duke i cilësuar ata si pasurinë më të madhe të vendit dhe shpresën për të ardhmen.

“Ju qëndrestarë jeni madhështorë. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë këtu. Të rinj, ju jeni pasuria më e madhe e kombit dhe shpresa për të ardhmen”, u shpreh protestuesja.

Duke folur si nënë dhe qytetare, ajo tha se prindërit mund të falin shumë, por nuk mund të bëjnë kompromis kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Protestuesja theksoi se përgjegjësitë politike duhet të mbahen dhe se drejtuesit duhet të përballen me pasojat e vendimeve të tyre.
Në përfundim, ajo kërkoi nga drejtuesit politikë që të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe të largohen nga detyra, duke theksuar se kërkesa nuk lidhet, sipas saj, me hakmarrjen apo urrejtjen.

“Nënat falin shumë gjëra, por nuk falin dot që fëmijëve tanë t’u mohohet e drejta e jetesës brenda vendit. Fëmijët tanë janë vija jonë e kuqe, nuk i sollëm nëjetë që të largohen. Historia nuk harron, do të gjykohemi për atë që bëmë apo që nuk bëmë për këtë vend. Sot kërkojmë drejtësi, dinjitet, përgjegjësi.
Koha të merrni përgjegjësi politike për çfarë keni bërë e të largoheni nga detyra, jo për hakmarrje apo urrejtje, por se Shqipëria është më e madhe se çdo karrige”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb