Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin Prime News24 komentoi deklaratën e SPAK ndaj ish-zv kryeministres Belinda Balluku.
Gjikondi u shpreh se drejtësia duhet të bëjë më shumë për këtë çështje.
Ajo shton se është e turpshme, që Balluku fshihet pas imunitetit.
Brizida Gjikondi, analiste: Unë mendoj që kemi dy SPAK. Kemi SPAK-un e Dumanit dhe të Brahos. Që kur ka ardhur Braho, performanca e SPAK ka rënë shumë.
Ndihet që është e orientuar politikisht. Sot u tha një gënjeshtër nga drejtësia, sepse vendimi 46 i Gjykatës së Lartë dhe rezoluta e parlamentit shqiptar nuk janë detyruese ndaj SPAK-ut. Rezoluta e parlamentit është thjesht rekomandues, që edhe nuk e zbaton.
Edhe vendimi i GJK është interpretim rast pas rasti, s’ka të bëjë me çështjen Balluku. Besoj se drejtësia duhet të bënte më shumë për çështjen Balluku.
Është e turpshme që parlamentarët shqiptarë fshihen pas imunitetit. Në raste të tjera është dhënë dorëheqje, kur ka pasur akuza. SPAK u justifikua, por akuzat ndaj Ballukut janë të rënda.
