Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Nesër më shumë” është mbyllur edhe protesta e 127 kundër qeverisë.
Protestuesit shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe krijimin e një qeverie teknike.
Ndërsa nesër është parlajmëruar protestë te Kryesia e Kuvendit, si edhe te Parlamenti gjatë seancës plenare të që pritet të mbahet të hënën.
