Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, ku një 70-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:20, kur dy automjete, një “Volksvagen” dhe një “Mazda”, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, pasagjerja në automjetin tip “Mazda”, shtetasja Drita Xhaja, rreth 70 vjeçe, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesit e të dy automjeteve dhe një pasagjere tjetër kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: