Pas lamtumirës së Edin Dzekos, Bosnia Herzegovina gjen një fitore të rëndësishme, teksa në shtëpi ka mundur minimalisht 1-0 Poloninë e Lewandovskit, që nuk ishte në dispozicion të përfaqësueses polake. Goli që vendosi takimin në favor të vendasve u realziua 6 minuta nga fundti me Basiç që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë fitore Bosnia ngjitet në vendin e dytë të grupit B4 me 8 pikë duke lënë pas Poloninë me 4 pikë.
Në këtë grup kryeson Suedia, që nga ana e saj gjeti një tjetër fitore të rëndësishme teksa në transfertën e Bukureshtit, goli i Gyokeres në minutën e 13 u mjaftoi miqve për të fituar nga Rumanisë, që mbetet ende pa asnjë pike pas 4 ndeshjeve të para.
Fitore shumë e rëndësishme në Grupin B2 edhe për Hungarinë, që mundi 1-2 në transfertë Ukrainën, duke u ngjitur në vendin e 2 me 7 pikë. Të 3 golat u realizuan në pjesën e dytë, me Toth dhe Csinger që sfumuan barazimin e përkohshëm nga Yaremchuk.
Grupi B2 kryesohet në mënyrë surprizuese nga Irlanda e Veriut, e cila mori nda pikët në sfidën e 4 në grup me Gjeorgjinë, me ndeshjen që u mbyll me rrjeta të paprekura.
