Banorët e fshatit Kaninë në Bashkinë Vlorë, shprehen të shqetësuar për një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit të fundit.

Sipas banorëve, në më shumë se 6-7 raste, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesa dhe vila, kryesisht në ato që nuk banohen gjatë gjithë vitit. Banorët thonë se situata ka krijuar frikë dhe pasiguri në fshat, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e policisë për të parandaluar raste të tjera.

Ata pretendojnë se prania e uniformave blu në zonë është e pamjaftueshme dhe kërkojnë shtimin e kontrolleve, veçanërisht gjatë orëve të natës. Banorët shpresojnë që autorët e vjedhjeve të identifikohen dhe të vendoset siguria në këtë zonë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: