Tre operacione të koduara “Navigator”, “October” dhe “Kilometrazhi” janë finalizuar nga Policia e Tiranës dhe strukturat në varësi të saj, në kuadër të hetimeve për një sërë vjedhjesh në Tiranë dhe Rinas. Si rezultat i veprimeve hetimore, janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të ndryshme, disa prej tyre me dhunë. Në kuadër të operacioneve janë sekuestruar edhe 10 mjete të dyshuara të vjedhura.
Në operacionin “Navigator”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç. Të dy dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura. Ndërkohë, në kuadër të operacionit “October”, Komisariati i Policisë Nr. 6 arrestoi në flagrancë K. K., 26 vjeç. Ai dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse nga qafa një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Nga hetimet dyshohet gjithashtu se 26-vjeçari ka kryer një tjetër vjedhje me dhunë në të njëjtën zonë, më 2 tetor 2026.
Operacioni i tretë, “Kilometrazhi”, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Në pranga u vu Y. A., 38 vjeç, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti në Rinas. Automjeti u lokalizua në Durrës dhe u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të qytetarëve, finalizohen 3 operacione për zbardhjen e vjedhjeve. Arrestohen 3 shtetas që dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh (disa, me dhunë), në Rinas dhe në Tiranë. Sekuestrohen 10 mjete të dyshuara të vjedhura.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet. Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “October”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa, një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Nga veprimet hetimore dyshohet se i arrestuari ka kryer vjedhje me dhunë, në të njëjtën zonë, edhe më datë 02.10.2026.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Kilometrazhi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. A., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas, i cili u lokalizua në Durrës, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimatrinë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjeve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
