Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka bërë ironi në komisionin e “Ligjeve” ku janë votuar në parim ndryshimet në ligjin për peshkimin.

Ai është shprehur se ndërkohë që në legjislacion ndalohet tregtimi dhe i një sërë llojesh peshqish, ato tregtohen lirisht dhe gjenden në të gjithë lokalet të paktën në Tiranë.

Pjesë nga diskutimi në komision:

Korreshi: Lejet që jepni ju janë të pranisë besnike apo të DShqipërisë heroike?
Këtë duan të dinë ata në Karavasta. Ky 300 e kusur ton peshk që na iku nga rezervuari i Kasharit. Kjo pjesa e lejeve ia keni dhënë bashkisë, e cila thotë nuk kemi kapacitete e duhura. Nuk mendoni ta shkrijmë fare Lushnjen, meqë jemi tek reforma territoriale?
Neni 6 thoshte: Peshkaqen, lopë deti, Korale, koran lumi, trofta, sfungjerët, breshkat e detit dhe ujë të ëmbël…
Pyetja ime që dua të kem edhe vëmendjen e Ulsiut, a janë të ndaluara këta? Sepse vdiqëm duke ngrenë nga këto të ndaluarat.
Këto tobestafkulla kur nuk i gjuani, po nga importi lejohen këta. Nga hyjnë tonelatat. Në çdo lokal i gjen këto vëmë bast bashkë. Nëse gjejmë a e paguan zëvendës ministri drekën? Ndaj nuk e votoj ligjin.

Jaukllari: Një pjesë kanë qenë të ndaluara, meqë rregullorja e BE ka ndryshuar është përmirësuar edhe lista. Nuk e njoh daterin nuk e kam ngrënë ndonjëherë.

Manja: Korreshi do të na vonojë integrimin në BE, se ky ligj është për përafrimin e ligjit me BE-në.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb