Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është parë përballë forcave të policisë, duke qëndruar mes efektivëve dhe protestuesve.
Bagayoko, i cili ka qenë i pranishëm në disa prej protestave të nxënësve dhe studentëve, u vendos përpara një grupi të rinjsh në një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen e tyre me policinë. Pamjet e momentit janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.
Protestat studentore në Francë kanë hyrë në javët e fundit në një fazë më të tensionuar. Demonstruesit kërkojnë më shumë burime për arsimin, në një kohë kur në shumë shkolla raportohet mungesë mësuesish, klasa të mbipopulluara dhe probleme me infrastrukturën. Sipas Reuters, lëvizja është përhapur në qindra shkolla dhe është shoqëruar edhe me përplasje me forcat e rendit. Në Saint-Denis, situata është tensionuar disa herë gjatë protestave. Bagayoko ka qenë i pranishëm në terren, ku është parë duke lëvizur mes nxënësve dhe policisë dhe duke tentuar të ndërmjetësojë për rikthimin e qetësisë.
Bally Bagayoko është kryebashkiaku i Saint-Denis dhe përfaqësues i La France Insoumise. Ai ka marrë një qëndrim të hapur në mbështetje të protestave të nxënësve, duke kërkuar që përgjigjja ndaj pakënaqësisë së tyre të jetë politike dhe jo vetëm përmes forcave të rendit. Qëndrimet e tij kanë shkaktuar edhe përplasje me autoritetet. Në fund të shtatorit, prefekti i policisë së Parisit e referoi çështjen e tij në prokurori, duke e akuzuar për nxitje të mundshme për kryerjen e një vepre penale, pas deklaratave të tij lidhur me dhunën gjatë protestave. Bagayoko ka deklaruar ndërkohë se e kundërshton dhunën dhe ka bërë thirrje për de-përshkallëzim.
Kryebashkiaku ka qenë gjithashtu i pranishëm në protestën e 6 tetorit në Paris, ku u prek nga gazi lotsjellës. Pas incidentit, ai kërkoi nga autoritetet të ulin tensionet dhe të hapin negociata me përfaqësuesit e nxënësve. Saint-Denis është kthyer në një prej pikave të rëndësishme të protestave, ndërsa autoritetet franceze përballen me përhapjen e bllokimeve dhe demonstratave në shkolla dhe universitete në disa pjesë të vendit.
Ce mardi 6 octobre, à Paris, lors de la journée nationale de mobilisation lycéenne, Bally Bagayoko, maire de Saint-Denis, s’interpose entre les forces de l’ordre et de jeunes manifestants aux abords de Nation.
Il est alors gazé par les forces de l’ordre. Plusieurs jeunes viennent immédiatement lui porter assistance et se regroupent autour de lui.
L’élu appelle à la « désescalade » et à apporter « une réponse politique et non une réponse policière » au mouvement lycéen.
journaliste : @lisalap_
images : @sileks._
📌 Pour soutenir un média indépendant : lien en bio !
#CapSur10K— Le Média (@LeMediaTV) October 6, 2026
