Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me raketa ruse në qytetin Pryluky, në rajonin e Chernihiv në Ukrainë. Mes viktimave janë edhe katër fëmijë.
Sipas agjencisë së lajmeve Ukrinform, që citon policinë rajonale të Chernihiv, numri i të plagosurve ka shkuar në 50 persona, mes tyre edhe shtatë fëmijë. Autoritetet vijojnë punën në zonën e goditur, ndërsa bilanci i viktimave dhe të plagosurve mund të ndryshojë.
