Manchester City është sërish në qendër të vëmendjes për çështjen që lidhet me shkeljet e dyshuara financiare. Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe Jamie Carragher, i cili ka dhënë mendimin e tij.

“Njerëzit flasin për 80 ose 100 pikë, por kjo është akoma pak më shumë se një sezon i vetëm. Bie nga kategoria dhe pastaj ngjitesh përsëri. Dënimi duhet të zgjasë tre deri në pesë vjet dhe vetëm atëherë lojtarët do të fillojnë të lëvizin diku tjetër”, shpjegoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb