Justina Shiroka-Pula ka nisur zyrtarisht ushtrimin e mandatit si Presidente e Republikës së Kosovës, pas ceremonisë inauguruese të zhvilluar me rastin e marrjes së detyrës.
Në ceremoninë zyrtare, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i ka dorëzuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës Shiroka-Pulës.
Ky moment shënoi edhe transferimin formal të përgjegjësive presidenciale.

Me zhvillimin e ceremonisë inauguruese, Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe nis ushtrimin e mandatit në krye të shtetit.
