Partizani dhe Tirana kanë profile të ndryshme sa i përket shpërndarjes së golave gjatë ndeshjeve. Të dhënat sipas intervaleve 10 dhe 15-minutëshe tregojnë se Partizani është më produktiv në pjesët e para të ndeshjeve, ndërsa Tirana ka një prirje të dukshme për të shënuar në minutat e fundit.

Në ndarjen me 15-minutëshe, Partizani e ka pikën më të fortë në 0–15 minuta, periudhë në të cilën realizon 22% të golave të tij. Më pas vjen intervali 16–30’ me 19%, ndërsa në 31–45’ shifra zbret në 16%. Tirana, nga ana tjetër, e nis ndeshjen me një ritëm më të ulët. Në 0–15’ shënon 18% të golave, ndërsa në 16–30’ ka po të njëjtën përqindje.

Por ndryshimi i madh vjen në fund të takimeve: 25% e golave të Tiranës shënohen në 76–90 minuta, përqindja më e lartë e bardhebluve në çdo interval. Në këtë aspekt, Tirana është dukshëm më e rrezikshme në fund të ndeshjeve se Partizani, i cili në 76–90’ shënon 19%.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb