Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor.
Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër më shumë”.
Dita e nesërme pritet që të jetë mjaft dinamike, teksa do ketë protesta masive përpara Kuvendit.
Parlamenti pritet që të kalojë për votim projektligjin për reformën territoriale, ku do të zhduken disa bashki të vendit.
Protestuesit akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se po përpiqet të shpopullojë vendin me reforma të tilla.
Protestuesit, prej kohësh kanë kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ata e akuzojnë kreun e qeverisë për korrupsion dhe të mbushur me skandale.
