Pas lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi tha disa fjalë emocionuese për kombëtaren.

“E vërteta është se po flas më shumë se kurrë”, tha ai. Dhe përsëri: “Nuk dua të iki nga këtu, nuk dua të largohem nga kjo fushë”.

“Është e vështirë të flas, kam kaq shumë emocione, kaq shumë gjëra më vijnë në mendje, padyshim gjëja e parë që mendoj është babai im. Ka qenë një burim i madh krenarie për mua të vesh këtë fanellë për më shumë se 20 vjet”.

“Dua vetëm t’ju them se ju dua, se do të më mungoni dhe se i jam mirënjohës Zotit që jeni argjentinas”, vazhdoi Messi, duke iu drejtuar 85,000 spektatorëve që ndiqnin ndeshjen e tij të fundit për Albiceleste. “Jam krenar që jam argjentinas”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb