Pak para nisjes së protestës së paralajmëruar nga qytetarët, situata pranë Kuvendit është shoqëruar me masa të shtuara sigurie nga policia.

Qytetarë të shumtë kanë paralajmëruar protestë pranë godinës së Parlamentit, ndërsa në seancë pritet të votohet mes të tjerash edhe Reforma Territoriale.

Në kuadër të zhvillimit të seancës plenare dhe protestës, policia ka vendosur barriera metalike përpara Kuvendit, duke kufizuar afrimin e protestuesve drejt godinës.

Forca të shumta policie janë vendosur gjithashtu në anën e hyrjes së Ministrisë së Brendshme, ndërsa pritet që në vijim të nisë grumbullimi i protestuesve.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb