Protesta pranë Kuvendit është shoqëruar me tensione, teksa policia ka përdorur spraj lotsjellës ndaj protestuesve. Sasia e përdorur ka qenë e konsiderueshme, duke shkaktuar shqetësime te qytetarët që ndodheshin në zonën përreth.

Si pasojë e sprajit, disa prej protestuesve kanë shfaqur shqetësime dhe janë ndjerë keq. Qytetarët janë larguar nga zona e prekur, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.

Përdorimi i sprajit lotsjellës ka ardhur gjatë përplasjeve mes forcave të policisë dhe protestuesve, të cilët kanë qëndruar pranë perimetrit të sigurisë të vendosur rreth Kuvendit.

Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur barriera metalike dhe janë dislokuar forca të shumta policie. Protestuesit kanë kundërshtuar masat e sigurisë dhe u kanë kërkuar efektivëve të mos pengojnë zhvillimin e tubimit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb