Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend tha se me reformën e propozuar nga PS asgjësohen Bashki me potenciale të rëndësishme.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se po shuhen bashkime me potenciale të mëdha ujore, duke thënë se janë njësi zhvillimi dhe se nuk duhen shkrirë.

“Njeriu që bëhet vektor i të keqes ju keni zgjedhur këtë të dytën. Vini në Parlament dhe me një akt armiqësor të hapur, pohoni se nuk keni detyrim të dëgjoni zërin e qytetarëve. Pohoni se duke u larguar nga ato shërbime, apo qeverisjen po kryeni një vepër madhore në interes të shqiptarëve. Çfarë tregoni ju? Ju tregoni se jeni në verbëri të plotë. Ju harroni dhe nuk ju intereson se komunat dhe bashkitë apo njësitë e qeverisjes vendore, janë njësi zhvillimi -investimi jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin. Tani i hoqët dhe po dilni jashtë Unazës së Tiranës. Investimet janë zero, shkoni në Shëngjergj dhe shini, asnjë qindarkë dhe mbrapa Shën Gjergjit është një nga masivet më të bukura, i Bizës dhe Martaneshit. Shkoni në Krrabë, asnjë qindarkë, shkoni atje ku hoqët bashkitë dhe komunat, investimet ranë në zero. Libohova ka qenë në shekuj një qendër që ka bërë dritë, ka mahnitur me organizimin e saj. Memaliaj që ka qenë një nga kontributorët kryesore, në mirëqenien e shqiptarëve, qytet minierë, e shuani pasi e rrafshoni. Këlcyrën me potenciale të turizmit malor e bëni të paqenë. Dimali një bashki e njerëzve punëtorë. Asgjësoni Rrogozhinën një nga Bashkitë me potencial shumë të madh. Ku iku ai, ai është një mafioz. Andrea Manciaracina është mafiozi i lidhur me Ndraghetës, që bashkë-kryesonte Eco Tiranën me këtë reformatorin tuaj, me këtë mafiozin tuaj. Edi Rama të japë dorëheqjen sepse i nxiu fytyrën kombit. Që të gjitha direktivat ndërkombëtare i keni përmbysur”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: