Nga 8 personat e shoqëruar një ditë më parë pas protestës pranë Kuvendit, policia ka arrestuar vetëm njërin, ndërsa 7 të tjerët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se i arrestuari dyshohet se gjatë protestës ka goditur punonjës të Policisë së Shtetit për shkak të detyrës.
Ndërkohë, për 7 personat e tjerë janë nisur procedurat përkatëse penale, ndërsa hetimet për ngjarjet e ndodhura gjatë protestës vijojnë.
