Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka kritikuar reformën territoriale dhe përqendrimin e kompetencave në duart e qeverisë qendrore. Gjoni u ndal edhe te Bashkia e Tiranës, duke pretenduar se Mazniku ka ndërprerë konsulencën me këtë institucion.

Ai bëri të ditur se po mblidhen firma për një referendum kundër reformës territoriale dhe se nuk përjashtohet dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Çdo gjë tashmë është në dorë të Ramës. Edhe lejet e ndërtimit i jep Rama. Pushteti lokal nuk ka më asnjë të drejtë. decentralizimi nuk është realizuar. Po mbledhim firma për referendum për territoriale, madje edhe ta çojmë çështjen në Kushtetuese. Në rastin e Tiranës u ndërpre nga ana e Maznikut konsulenca me këtë bashki, që është kryesorja. Të gjitha këto faktorë bashkë, tradita dhe ndarja territoriale.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: