Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për hetimin ndaj Roni Yeffet.
Lala theksoi se ky hetim mund të prekë nivele shumë të larta të qeverisjes.
“Fakti që një kompani nga asgjëja merr 40 mln euro nga buxheti, atëherë do të thotë se ka diçka këtu. Kemi ndërmjetës, që sipas Ahmetajt, është Ermal Nufi, ministri i Mbrojtjes”, deklaroi Lala.
Klodiana Lala: Hetimi për Roni Yeffet sapo ka nisur. Ka kontrolle tek Ardi Veliu. Tek Roni Yeffet ka kontroll personal, kontrolle ka edhe tek Arjeta Puca dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Është hetim që po ndiqet nga kreu i SPAK Klodian Braho.
Askush nuk e ka statusin e personit nën hetim deri tani. Nëse hetimi shkon deri në fund, rasti i Roni Yeffet mund të prekë nivele shumë të larta të qeverisë shqiptare. Fakti që një kompani nga asgjëja merr 40 mln euro nga buxheti, atëherë do të thotë se ka diçka këtu. Kemi ndërmjetës, që sipas Ahmetajt, është Ermal Nufi, ministri i Mbrojtjes.
Flogert Muça: Çështja mund të dalë edhe pa hetim penal. Çdo shtet ka kompani për prodhimin e armëve. Besoj se është transaksion i madh ndërkombëtar, ku janë përfshirë interesa tepër të mëdha, që tejkalojnë historinë e këtij hetimi.
