Një 15-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap në flagrancë me dhjetëra doza të dyshuara kanabisi në afërsi të një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të Pastra”, që synon goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.

Sipas Policisë, i mituri, banues në Shkodër, u ndalua gjatë kontrolleve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se 15-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: